TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2024, 23:01

Italia nuk “ndez” para Europianit, Portugalia mposht me ‘poker’ Finlandën dhe kërcënon rivalët

Shkruar nga Pamfleti

Italia nuk “ndez” para Europianit, Portugalia mposht me

Italia ka barazuar 0-0 në miqësoren e luajtur ndaj Turqisë, në Bolonja. Në pjesën e parë pati një dominim të lehtë në mbajtjen e topit nga skuadra “Axurre”, por pa rezultat. Në pjesën  e dytë, turqit provuan të rrezikonin portën kundërshtare dhe ia dolën disa herë të “kërcënonin” seriozisht.

Trajneri Spaleti bëri disa ndryshime në këtë ndeshje, duke i dhënë mundësinë të luajnë disa lojtarë që nuk kanë patur shumë mundësi të tregojnë veten. Ky ishte testi i parë miqësor për Italinë. Ndeshja tjetër është me Bosnjën, përpara ndeshjes së parë të Europianit, atë ndaj Shqipërisë.

Portugalia triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Finlandës, në testin miqësor që dhuroi plot 6 gola. 

Luzitanët ishin dominues absolut në duelin e zhvilluar në stadiumin “Estádio José Alvalade” të Lisobonës, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Kapiteni Dias hapi serinë e golave në minutën e 17, ndërkohë që Diogo Zhota shënoi në minutën e 45+4 nga penalltia për 2-0.

Pjesa e dytë rezervoi edhe 4 gola të tjerë, Bruno Fernandez realizoi dopietë në minutat 55 dhe 84, teksa të dyja golat për kombëtaren e Finlandës i shënoi Puki në minutat 73 dhe 77. 

Portugalia do të zhvillojë edhe 2 miqësore të tjera në datat 8 dhe 11 qershor, respektivisht përballë Kroacisë dhe Irlandës. 

italia turqia portugalia ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje