TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2024, 22:22

Xherdan Shaqiri tund rrjetën, Zvicra fiton me “poker” miqësoren me Estoninë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xherdan Shaqiri tund rrjetën, Zvicra fiton me “poker”

Zvicra mposhti me rezultatin 4-0 Estoninë në testin miqësor të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Swisporarena” të Luzernit. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Zuber në minutën e 20, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës helvetët shënuan edhe 3 herë të tjera.

Amdouni në minutën e 47, nguliti shifrat në 2-0, ndërkohë që në minutën e 63, Elvedi shënoi për 3-0. Për golin që “vulosi” sfidën mendoi Xherdan Shaqiri në minutën e 70, ku me penallti shënoi për 4-0. Miqësoren e radhës para Europianit, Zvicra do e luajë më datën 8 qershor ndaj Austrisë.

xherdan shaqiri sulmuesi shqiptar zvicra

Lini një Përgjigje