TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2026, 15:27

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët; 7 kandidatë kryesorë dhe një emër surprizë nga jashtë për drejtimin e “Axurrëve”

Shkruar nga Pamfleti

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët; 7 kandidatë

Federata Italiane e Futbollit po përgatitet për një fazë të re, teksa pritet zyrtarizimi i largimit të presidentit aktual, Gabriele Gravina. Ndërkohë që ende nuk dihet se kush do të marrë drejtimin e institucionit, një gjë duket më e qartë: kërkimi për trajnerin e ri të kombëtares italiane ka hyrë në një fazë konkrete.

Pas largimit të mundshëm të Xhenaro Gatuzos, drejtuesit e federatës synojnë një emër me peshë për pankinën e “Të Kaltërve”. Aktualisht, lista e kandidatëve përfshin katër trajnerë të njohur: Antonio Konten, Roberto Mançinin, Simone Inzagin, Masimiliano Alegrin, Karlo Ançelotin, Vinçenco Montelën dhe Fabio Kanavaron. Megjithatë, çdo emër mbetet i kushtëzuar nga situata kontraktuale me klubet përkatëse.

Përfaqësuesi më i “çmuar” është pa diskutim Karlo Açceloti.

Trajneri më i famshëm italian, për herë të parë zgjodhi të ulet në stolin e një ekipi përfaqësues, në stolin e Brazilit. Ançeloti do të ketë mbi shpatulla jo vetëm shtetin e Brazilit, detyrën e vështirë për të dërguar në majë “Seleçaon”, por në të njëjtën kohë përfaqëson drejtpërdrejtë edhe shkollën italiane të futbollit. Maroku, Skocia dhe Haiti janë tre pengesat e tij të para në fazën e grupeve.

Dy italianë të tjerë, sigurisht jo pak të famshëm, janë Vinçenco Montela dhe Fabio Kanavaro. I pari udhëhoqi Turqinë në një arritje të madhe, rikthehu këtë shtet pas 24 vitesh në një Botëror. Për fat të keq, këtë e arriti në Prishtinë, ndaj Kosovës. Montela ka në dispozicion një grup shumë të mirë, me yje si Gyler, Jilldiz, Çalhanoglu etj. Në fazën e grupeve do të përballet me SHBA, Paraguajin dhe Australinë.

Kanavaro do të ketë fatin të jetë trajneri i parë që udhëheq Uzbekistanin në një Botëror. Ekipi i tij është në një grup me Portugalinë, Kolumbinë dhe Kongon. Sigurisht në këtë Botëror, Italia nuk do të përfaqësohet vetëm me trajnerë, por dhe me arbitra, në fushë dhe në VAR.

Antonio Konte, i cili ka drejtuar më parë Italinë në “EURO 2016” duke u eliminuar në çerekfinale nga Gjermania pas goditjeve të penalltive, shihet si një nga favoritët. Aktualisht në krye të Napolit, rikthimi i tij në kombëtare varet nga marrëveshja me presidentin Aurelio De Laurentis, pasi kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027.

Simone Inzagi, nga ana tjetër, ka edhe një vit kontratë me Al Hilal, por paga e tij e lartë – rreth 25 milionë euro në sezon – përbën një pengesë serioze për një transferim të mundshëm në kombëtare.

Masimiliano Alegri mbetet një tjetër profil i vlerësuar nga federata. Stili i tij i organizuar dhe rezultatet e qendrueshme përputhen me kërkesat aktuale të Italisë. Megjithatë, situata e tij lidhet me kontratën me Milanin, e cila zgjat deri në vitin 2027, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Në listë figuron edhe Roberto Mançini, i cili aktualisht drejton Al Sad. Ai ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në stolin e Italisë, me synimin për të “shlyer” eliminimin e bujshëm ndaj Maqedonisë së Veriut në të kaluarën.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe një emër i papritur: Pep Guardiola. Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, trajneri katalanas mund të largohet nga Mançester Siti dhe nuk do të kishte pengesa financiare për të marrë drejtimin e Italisë, sidomos me mbështetjen e sponsorëve.

italia kandidatët për trajner

Lini një Përgjigje