TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 21:15

Montela “pushton” rrjetin me fjalimin motivues, çfarë tha trajneri i Turqisë në finalen ndaj Kosovës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Montela “pushton” rrjetin me fjalimin motivues, çfarë

Vinçenco Montela është kthyer në një nga figurat më të përfolura të momentit, duke u cilësuar si “hero” pas performancave të fundit me përfaqësuesen turke. Një video e publikuar së fundmi, ku ai shfaqet duke mbajtur një fjalim motivues në dhomat e zhveshjes, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në pamjet, që zgjasin rreth 15 sekonda, Montela shihet së bashku me përkthyesin, ndërsa u drejtohet lojtarëve me një mesazh të shkurtër, por të drejtpërdrejtë dhe emocional. Fjalimi i tij vlerësohet si një dëshmi e ndikimit që trajneri italian ka arritur të ketë në skuadër në një kohë të shkurtër.

Duke folur në italisht, Montela thekson rëndësinë e konsistencës dhe ambicies për të arritur një nivel më të lartë loje:

Të luash mirë çdo tre ditë është diçka që i përket një niveli tjetër. Ne jemi gati për të luajtur në një nivel tjetër, të dalim në fushë dhe t’i mundim, të kthehemi në shtëpi si fitues”.

Fjalimi, megjithëse i shkurtër, duket se ka prekur “telat e duhur”, duke reflektuar qasjen motivuese të Montelës dhe rolin e tij në rritjen e besimit brenda ekipit.

vinçenco montela trajneri i turqisë play off me kosovën

Lini një Përgjigje