TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 20:10

Mund ta arrijë kundër Leçes së Ramadanit, Gjimshiti kërkon të futet në historinë e skuadrës së Atalantës

Shkruar nga Pamfleti

Mund ta arrijë kundër Leçes së Ramadanit, Gjimshiti

Në prag të përballjes mes Atalantës dhe Leçes, që do të zhvillohet në stadiumin “Via del Mare”, pritet që Berat Gjimshiti të rikthehet si titullar në qendër të mbrojtjes.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mbetet një nga shtyllat kryesore të skuadrës bergamaske, përkrah emrave si Marten de Run, Sead Kolashinac dhe Mario Pashaliç. Ai po zhvillon një sezon të qendrueshëm në repartin defensiv, pavarësisht konkurrencës në rritje, veçanërisht nga Hien në javët e fundit.

Sfida ndaj Leçes nuk paraqet vetëm rëndësi për rezultatin sportiv. Atalanta synon rikthimin te fitorja në transfertë, pas një periudhe më shumë se një mujore pa sukses larg fushës së saj.

Ndërkohë, kjo ndeshje mund të shënojë edhe një moment historik për Gjimshitin. Me 326 paraqitje me fanelën zikaltër, ai është shumë pranë barazimit të rekordit të Valter Bonacina, duke u renditur i katërti në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e klubit. Para tij qendrojnë vetëm emra të rëndësishëm si Xhanpaolo Belini dhe kapiteni aktual Marten de Run.

 

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares atalanta

Lini një Përgjigje