
Spanja fiton supersfidën e grupit B dhe siguron kualifikimin në raundin e 1/16. “Furia Roha” ka mposhtur me meritë Italinë me rezultatin minimal 1-0, duke dominuar të gjithë 90 minutëshin e takimit të zhvilluar në “Veltins Arena”.
Skuadra e drejtuar nga Luis De La Fuente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 55. Në fakt ishte një autogol i Kalafiorit ai që i dha fitoren iberikëve.
I pafat mbrojtësi i Bolonjës që dërgoi topin në rrjetën e portës së tij, pas devijimit të Moratës me kokë dhe prekjes së Donarumës.
Gjithçka filloi nga një goditje me kokë e Pedri, në minutën e parë të sfidës e duke vijuar me domnimin e Lamin Jamal e Niko Uilliams, në krahët e sulmit spanjoll, mirëpo deri spanjollët ishin të pafat, me rrjetën italiane që qendroi e patundur për më shumë se 45 minuta.
Fitorja e sotme e Spanjës rrit shansset e Shqipërisë për të dalë me pikë në përballjen me iberikët, pasi spanjollët tashmë kanë siguruar kualifikimin dhe do të lënë pjesën më të madhe të lojtarëve kryesorë në stol për t'i aktivizuar në raundin e 1/16.
Kujtojmë këtu se Rodri do të jetë mungesa e madhe e Spanjës përballë Shqipërisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Me këtë fitore, Spanja mban vendin e parë në grupin B me 6 pikë, ndërsa Italia renditet në vendin e 2 me 3 pikë. Klasifikimin e mbyllin Shqipëria dhe Kroacia me nga një pikë secila.
Ndeshjen e ardhshme, Spanja do ta luajë përballë Shqipërisë, ndërsa Italia do të përballet me Kroacinë në një duel direkt për kualifikimin në raundin e 1/16.
Lini një Përgjigje