TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 21:48

Përfundon pjesa e parë/ Spanja dominon Italinë por mungon goli, dy superfuqitë bëjnë paqe

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Spanja dominon Italinë por mungon goli,

Përfundon pjesa e parë e supersfidës së grupit B mes Spanjës dhe Italisë. Dy skuadrat kanë “shtrënguar duart” në këto 45 minuta, duke e mbyllur këtë takim me rrjeta të paprekura, edhe pse “Furia Roha” dominoi ndeshjen.

Gjithçka filloi nga një goditje me kokë e Pedri, në minutën e parë të sfidës e duke vijuar me domnimin e Lamin Jamal e Niko Uilliams, në krahët e sulmit spanjoll, mirëpo deri më tani kanë qenë të pafat, me rrjetën italiane që qendroi e patundur për më shumë se 45 minuta.

Tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të shijojmë edhe pjesën e dytë, të kësaj klasikeje futbolli, teksa shpresojmë te një fitore e madhe spanjolle, për ta patur sa më të lehtë, përballjen e Kombëtaren sonë, me spanjollët, mbrëmjen e së hënës, ku deri më tani e konfirmuar është mungesa e Rodri, i cili u ndëshkua me kartonin e verdhë, duke plotësuar numrin e kartonëve.

italia spanja

Lini një Përgjigje