
Anglia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Waldstadion” të Frankfurtit. Gjithçka u zhgjidh brenda 45 minutave të pjesës së parë.
“3 Luanët” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 18. Uoker shpërtheu nga krahu i djathtë dhe pasoi në zonë. Aty u krijua një rrëmujë në zonë dhe topi shkoi te Herri Kejn, i cili nuk gaboi para portës.
Në minutën e 34, Danimarka barazoi shifrat. Hjulmand surprizoi me një goditje nga 35 metra distancë dhe arriti të realizonte një supergol.
Me këtë barazim, Anglia mban e vetme vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Danimarka renditet në vendin e 2 me 2 pikë, po aq sa Sllovenia. Klasifikimin e grupit C e mbyll Serbia me 1 pikë.
Ndeshjen e ardhme, Anglia do ta luajë me Slloveninë, ndërsa Danimarka do të përballet me Serbinë. Të dyja këto takime do të luhen më 25 qershor në orën 21:00.
Lini një Përgjigje