TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 20:34

Supersfida mes kryesuesve të grupit të Shqipërisë, ja si rreshtohen Spanja dhe Italia për të kapur vendin e parë

Shkruar nga Pamfleti

Supersfida mes kryesuesve të grupit të Shqipërisë, ja si

Grupi B i “EURO 2024” ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të shohë sot të luhet ndeshja mes dy skuadrave që pritet të luftojnë për vendin e parë, Spanjës dhe Italisë.

Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente ka zgjedhur në portë Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Kukureja e Karvahal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand.

Mesfusha i është besuar treshes Rodri-Pedri-Fabian Ruiz, ndërsa sulmi potent përbëhet nga Niko Uilliams, Alvaro Morata e Lamin Jamal.

Në krahun tjetër, tekniku Luçiano Spaleti, në portë ka zgjedhur Donarumën.

Para tij në mbrojtjen me katër janë Di Lorenco, Bastoni, Kalafiori e Dimarko.  Në vijën e fundit të mesfushës pozicionohen Barela e Zhorzhinjo, ndërsa Fratezi, Pelegrini e Kieza vendosen pas “bomberit” të vetëm të ekipit, Xhanluka Skamaça.

Supersfida mes kryesuesve të grupit të Shqipërisë, ja si

italai spanja "euro 2024"

Lini një Përgjigje