TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 15:25

“I faturuan” golin e pësuar ndaj Borusias së Dortmundit, Atalanta surprizon me vendimin për Berat Gjimshitin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“I faturuan” golin e pësuar ndaj Borusias së Dortmundit,

Tek Atalanta nuk ka një çështje mbi Berat Gjimshitin. Pas ndeshjes me Borusian e Dortmundit duket se gjithçka tashmë është qetësuar.

Pavarësisht se mbrojtësi u kryqëzua për golin e pësuar nga Atalanta në duelin me Dortmundin në Champions, te italianët gjithçka i përket së shkuarës. Ditën e sotme shqiptari feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale për të ka ardhur edhe një urim nga klubi.

Gëzuar ditëlindjen Berat Gjimshiti”, ka shkruar Atalanta në postimin në rrjetet sociale. Pikërisht në këtë postim nuk ka vonuar as reagimi i kapitenit shqiptar.

Gjimshiti ka komentuar “Faleminderit” poshtë këtij postimi, duke treguar kështu se palët kanë “sheshuar” pakënaqësitë dhe tashmë gjithçka është në rregullt.

“I faturuan” golin e pësuar ndaj Borusias së Dortmundit,

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares atalanta

Lini një Përgjigje