TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 21:57

Champions/Interi bën paqe në 45 minuta e para me Bodo/Glimt, në Norvegji valëvitet flamuri shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Champions/Interi bën paqe në 45 minuta e para me Bodo/Glimt, në

Kanë përfunduar pjesët e para në 3 takimet e mbrëmjes të vlefshme për play-offin në Champions League. Në Norvegji, Bodo/Glimt po barazon 1-1 ndaj Interit. Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, ku pas një aksioni model dhe asistit spektakolar me finte të Kasper Hog, ishte Sondre Fet që dërgoi topin në rrjetë.

Reagimi i zikaltërve ishte i menjëhershëm. Fillimisht, në minutën e 26-të, Mateo Darmian ishte i pafat, pasi goditja e tij e fuqishme me të djathtën u përplas në shtyllë. Në minutën e 30-të,Françesko Pio Espozito, ishte në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë nga Nikolo Barella, por që mbrojtësit e Bodo/Glimt nuk arritën ta largonin si duhej. U desh edhe ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar që goli i zikaltërve ishte i rregullt. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në Belgjikë, Altetiko e Madridit po udhëheq 0-2 në transfertën ndaj Klub Bryzh. “Los Kolçoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Julian Alvarez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë. Në shtesë, ishte Ademola Lukman që dyfishoi shifrat pas asistit të Antoin Grizman. Në Pire, pjesa e parë mes Olimpiakosit dhe Bajer Leverkusen është mbyllur në barazim pa gola.

inter bodo glimt atletiko madrid champions league

Lini një Përgjigje