TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 20:20

UEFA nisi zyrtarisht hetimet për fyerjet raciste ndaj Vinicius Zhunior, reagon Benfika

Shkruar nga Pamfleti

UEFA nisi zyrtarisht hetimet për fyerjet raciste ndaj Vinicius Zhunior,

UEFA ka konfirmuar se ka caktuar një inspektor për të hetuar incidentin mes Vinicius Zhunior dhe Xhanluka Prestianit gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Benfikës dhe Realit të Madridit. Futbollisti brazilian i “Los Blancos” ka pretenduar se është fyer me terma raciste nga kundërshtari i tij.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi do të synojë të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të verifikojë pretendimet e ngritura gjatë takimit.

Reagimi i Benfikës

Klubi portugez reagoi përmes një komunikate zyrtare, ku shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me UEFA-n dhe theksoi përkushtimin ndaj vlerave të barazisë dhe respektit.

Benfika shfaq vullnetin për bashkëpunim, transparencë dhe qartësim për hetimet e UEFA-s për rastin e dyshuar të racizmit gjatë ndeshjes me Realin e Madridit dhe konfirmon në mënyrë të qartë impenjimin historik në mbrojtje të vlerave të barazisë, respektit dhe gjithëpërfshirjes. Benfika beson në versionin e dhënë nga Xhanluka Prestiani dhe dënon fushatën e shpifjeve, viktimë e të cilave u bë futbollisti”, thuhet në deklaratën e klubit luzitan.

Qëndrimet e palëve

Ndërkohë, Prestiani ka mohuar akuzat për fyerje raciste ndaj Vinicius Jr., duke kundërshtuar pretendimet e bëra nga lojtari i Realit të Madridit.

Çështja pritet të shqyrtohet nga organet disiplinore të UEFA-s pas përfundimit të hetimit, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi incidentin.

 

benfika skuadra portugeze fyerjet raciste

Lini një Përgjigje