TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 18:50

Uzuni kërkoi transferimin te Trabzonspori, drejtori sportiv i Austin zbulon çfarë ndodhi

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni kërkoi transferimin te Trabzonspori, drejtori sportiv i Austin zbulon

Drejtori sportiv i Austin FC, Rodolfo Borel, ka reaguar lidhur me zërat për një transferim të mundshëm të Myrto Uzunit te Trabzonspori, duke shpjeguar arsyet pse marrëveshja nuk u konkretizua.

Në një deklaratë për mediat, Borel theksoi se ofertat për lojtarët janë pjesë normale e tregut, por një transferim realizohet vetëm kur të gjitha palët janë të kënaqura me kushtet.

Sipas tij, pengesë kryesore në rastin e Uzunit ishte koha e shkurtër që kishte mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, si dhe kushtet financiare të propozuara për klubin amerikan.

Ofertat vijnë për lojtarët. Por për të arritur një marrëveshje, lojtari duhet të jetë i lumtur dhe klubi gjithashtu duhet të jetë i kënaqur në fund. Pronarët bëjnë një investim për të sjellë lojtarët dhe, nëse do të ketë një lëvizje, ajo duhet të ndodhë sepse të gjithë përfitojnë”, u shpreh Borel.

Ai nënvizoi se në disa raste ofertat mbërrijnë në momente të papërshtatshme, kur klubi nuk ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues.

Ndodh që ofertat të arrijnë kur nuk ka më kohë për të marrë një lojtar tjetër. Ose klubi nuk është i interesuar, sepse edhe pse lojtarit i ofrohen shumë para, për klubin oferta nuk është e kënaqshme”, shtoi ai.

Borel sqaroi se rasti i Uzunit nuk është i veçuar, por pjesë e një dinamike më të gjerë që përfshin edhe lojtarë të tjerë të skuadrës. Sipas tij, çdo vendim merret duke vlerësuar interesin sportiv dhe financiar të klubit.

Në çdo moment duhet të merret vendimi më i mirë për klubin”, përfundoi drejtori sportiv i Austin.

Myrto Uzuni mbetet pjesë e Austin FC, ndërsa e ardhmja e tij në merkato mbetet për t’u parë nëse do të ketë oferta të reja në periudhën e ardhshme të transferimeve.

rodolfo borel drejtori sportiv i austin myrto uzuni sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje