TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 20:45

Njukasëlli bën “qymyr” Karabagun, anglezët e kthejnë në tenis transfertën e Azerbajxhanit; ndeshja e kthimit një formalitet

Shkruar nga Pamfleti

Njukasëlli bën “qymyr” Karabagun, anglezët e

Njukasëlli ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e 1/16-ve të Champions League, pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 1-6 Karabagun në transfertën e Bakusë, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.

Skuadra angleze vendosi fatin e takimit që në 45 minutat e para, duke zhvilluar një pjesë të parë dominuese dhe efektive në finalizim. Protagonist absolut ishte Entoni Gordon, i cili realizoi katër gola në minutat 2, 32, 34 dhe 45+1. Dy prej golave erdhën nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë paraqitje, Njukasëlli shkoi në pushim me avantazhin e thellë 0-5.

Në fraksionin e dytë, vendasit reaguan dhe arritën të shënonin golin e nderit në minutën e 55-të me Elvin Jafargulijev, duke ngushtuar përkohësisht diferencën. Megjithatë, epërsia e anglezëve nuk u vu në diskutim.

Në minutën e 71-të, Xhekob Mërfi, i aktivizuar si zëvendësues, vulosi rezultatin përfundimtar 1-6 me një goditje të bukur nga distanca, duke konfirmuar mbrëmjen e suksesshme të skuadrës së tij.

Me këtë fitore të thellë në transfertë, Njukasëlli e sheh veten shumë pranë kualifikimit për në raundin tjetër, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të jetë formalitet për anglezët.

njukasëll karabag champions league

Lini një Përgjigje