TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 22:08

I dalë nga akademia e skuadrës së Premier Ligës, Armando zyrtarizohet tek ekipi londinez

Shkruar nga Pamfleti
I dalë nga akademia e skuadrës së Premier Ligës, Armando
Armando Dobra

Armando Dobra ka hedhur hapin e radhës në karrierën e tij, duke u transferuar te Lejton Orient, skuadër që militon në Ligën e Tretë të Anglisë. Klubi londinez konfirmoi zyrtarisht afrimin e futbollistit shqiptar, i cili vjen nga Çesterfilldi pas paraqitjeve të mira në sezonet e fundit.

25-vjeçari i ka dhënë fund bashkëpunimit me Çesterfilldin dhe ka firmosur një kontratë trevjeçare me ekipin e ri. Dobra ishte një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës së tij të mëparshme, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të kategorive më të larta në futbollin anglez.

Pas zyrtarizimit të transferimit, futbollisti shqiptar shprehu entuziazmin për aventurën e re në Londër.

Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për klubin. Trajneri luajti një rol të madh për mbërritjen time këtu për shkak të mënyrës se si luan dhe që më përshtatet, ndaj mezi pres të filloj. Jam gati për një hap përpara dhe ky është vendi perfekt për ta bërë këtë. Të punosh shumë është detyrim dhe unë jam një nga ata lojtarë që jap gjithçka për stemën. Jam gati të filloj punën”, deklaroi Dobra për mediat e klubit.

Dobra është produkt i akademisë së Ipsuiç Taun, klub me të cilin debutoi edhe në ekipin e parë, duke regjistruar 30 paraqitje. Megjithatë, ai nuk arriti të konsolidohej në nivelet më të larta të futbollit anglez dhe më pas vijoi karrierën në kategori të tjera.

Në arenën ndërkombëtare, mesfushori ofensiv ka zhvilluar 11 ndeshje me Kombëtaren shqiptare U-21, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë kuqezi.

Transferimi te Lejton Orient shihet si një mundësi e re për Dobrën, i cili synon të vazhdojë zhvillimin e karrierës dhe të konfirmojë potencialin e tij në futbollin anglez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armando Dobra (@armando.dobra)

armando dobra sulmuesi shqiptar lejton orient

Lini një Përgjigje