TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2023, 13:12

Humbi jetën pas rrëzimit në fushë, flet babai i Dwamena-s: Më ndihmoni që ta sjell trupin e tij në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën pas rrëzimit në fushë, flet babai i Dwamena-s:

Patrick Amoako Sefa, babai i futbollistit të ndjerë Raphael Dwamena ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 28-vjeçarit duke apeluar për mbështetje financiare për dërgimin e trupit e tij nga Shqipëria në Gana.

“Ne kemi qarë shumë kur dëgjuam lajmin, por kemi besim te Zoti se do të na japë forcë,” tha Patrick Amoako Sefa, në një intervistë për Peace FM.

Ai i bëri thirrje Shoqatës së Futbollit të Ganës dhe qeverisë për mbështetje financiare për dërgimin e trupit drejt atdheut të futbollistit.

“Kemi folur me bashkëshorten e tij dhe na tregoi se atje (Shqipëri) po merrnin masa për të siguruar një fluturim për ta sjellë trupin në Ganë. Por ne kemi nevojë për ndihmë për ta sjellë trupin në Ganë. Ne po i bëjmë thirrje Federatës së Futbollit të Ganës dhe të gjithë personave që të na ndihmojnë”, u shpreh ai.

Kapiteni 28-vjeçar i Egnatias ndërroi jetë të shtunën, më 11 nëntor 2023, pasi humbi ndjenjat gjatë sfidës me Partizanin.

Raphael Dwamena, i cili kishte një histori të dokumentuar të problemeve të zemrës, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë teksa po transportohej në spital me një ambulancë.

Historia tragjike e tij fillon që në vegjëli, kur u braktis nga prindërit dhe u rrit nga gjyshja. Megjithëse ka munguar për shumicën e jetës së ish-kapitenit të Egnatias, babai i tij është bërë i gjallë në momentin kur duhet të varrosë të birin që ishte vetëm 28 vjeç.

raphael dwamena babai

Lini një Përgjigje