TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2025, 20:48

Grushte dhe shpulla në miqësoren Betis-Komo, fusha e stadiumit kthehet në “arenë boksi” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Grushte dhe shpulla në miqësoren Betis-Komo, fusha e stadiumit kthehet

Duhej të ishte një leksion futbolli, por rezultoi përballje grushtesh. Real Betis dhe Komo dhuruan një nga skenat më të turpshme të viteve të fundit në fushën e futbollit. Ndeshja në Kadiz ishte gjithçka tjetër përveçse miqësore.

Një numër lojtarësh nga të dyja ekipet u përfshinë në një përleshje masive, gjatë së cilës u shkëmbyen shuplaka dhe grushte. Pas fishkëllimës së pjesës së parë, në një moment kur Komo po kryesonte 2-0, shpërtheu një skenë në kufijtë e absurdes.

Sherr masiv që solli edhe një moment komik. Kuço Hernandez u fut me vrull, por në vend që të godiste një lojtar të Komos, përfundoi duke goditur shokun e skuadrës, Natan.

Episod që mund të ketë një efekt negativ për ata që u përfshinë, nëse gjyqtari kryesor vendos ta çojë çështjen më tej. Pritet pezullim nga të dy kampet, për të munguar në fillimin e sezonit të ri. Nëse do të ketë ndonjë pezullim nga kjo për Betisin, kandidatët e mundshëm janë Belerin, Fornals dhe Kuço, dhe ky do të ishte një lajm i tmerrshëm për trajnerin Manuel Pelegrini.

Ky i fundit pritet të jetë sulmuesi titullar i klubit për sezonin e ri, ndërsa Fornals është një kandidat kryesor për të luajtur në krahun e djathtë.

 

real betis komo ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje