
Faza përgatitore nuk ka nisur edhe aq mirë për Frederik Veselin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të ndalet për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në ndeshjen e fundit miqësore të skuadrës së Sudtirol.
Ekipi i cili luan në Serinë B, përballej me Veronën pak ditë më parë në një ndeshje që përfundoi 2-2 dhe ku Veseli dhe sulmuesi Silvio Merkaj ishin të dy titullarë në radhët e Sudtirolit. Por në atë sfidë mbrojtësi ka marrë një dëmtim, për të cilin klubi ka bërë të ditur sot diagnozën.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare është bërë e ditur se ai ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe ka nisur menjëherë terapinë e riaftësimit. Veseli kësisoj do të jetë në garë me kohën për të qenë gati për startin e ndeshjeve zyrtare, ku e para për klubin e tij për këtë sezon është sfida në Kupën e Italisë ndaj Komos më 16 gusht.
Lini një Përgjigje