TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2025, 18:21

Broja i jep fund sagës së huazimeve, sulmuesi kuqezi transferohet te Bërnli dhe firmos kontratë 5-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Broja i jep fund sagës së huazimeve, sulmuesi kuqezi transferohet te

Këmbëngulja e Armando Brojës për të mos u larguar nga Premier Liga angleze u shpërblye, ndërsa futbollisti shqiptar ka firmosur një kontratë me Bërnlin.

Ish-lojtari i Çelsit ka firmosur për 5 vite, me blutë të cilët përfituan 20 milionë paund nga kjo lëvizje, ku së bashku me të, u transferua në të njëjtin ekip dhe Lesli Ugoçuku. Gjithçka ka shkuar mirë deri më tani për lojtarin kuqezi, i cili i kaloi me sukses testet mjekësore, ndërsa së shpejti do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skot Parker.

23-vjeçari është shprehur i lumtur për këtë lëvizje në karrierën e tij, ndërsa më herët refuzoi të kalonte në Gjermani dhe Itali, duke nënkuptuar që objektivi i tij i vetëm ishte ishulli. 4 skuadra të Bundesligës, por dhe emra si Torino e Milani dolën në skenë muaj më parë, por asgjë nuk u konkretizua për anësorin shqiptar.

Qendrimi i tij te Çelsi u vështirësua së tepërmi në 2 vitet e fundit, ku edhe pse firmosi kontratën afatgjatë nuk gjeti hapësira, kjo dhe për shkak të dëmtimeve. Huazimet fillimisht te Fulhami e më pas tek Evertoni po ashtu nuk ishin të suksesshme për Brojën, i cili mbetet një futbollist me shumë potencial e Bërnli është një mundësi shumë e mirë për ta shfaqur atë.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje