TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2025, 17:03

Ishte pjesë e Tiranës U-21, por tani nis aventurën e re në Itali; Klajdi Muça me ëndrrën kuqezi në horizont

Shkruar nga Pamfleti

Ishte pjesë e Tiranës U-21, por tani nis aventurën e re në

Klajdi Muça, portieri 18-vjeçar që ishte pjesë e Tiranës U-21, ka nisur një aventurë të re në Itali. Ai ka firmosur me ASD San Giorgio Piana, klub që militon në kategorinë e “Ekselencës” italiane.

Ky hap jashtë vendit është bërë me synimin për të veshur fanelën kuqezi të Kombëtares U-19, U-21, e pse jo edhe atë të ekipit A në të ardhmen. Muça ka të dhëna premtuese, dhe është ndjekur prej kohësh nga menaxheri i njohur Bruno Dodi, i cili u bë ndërmjetës për transferimin në Itali.

Ky është një transferim i suksesshëm. Jo vetëm për karrierën e Klajdit, por edhe për klubin e arbëreshëve që ka besuar tek ai. Ai shihet si një talent që mund të ngjitet në nivelet e larta të futbollit italian,” u shpreh Dodi.

Muça do të jetë portier i parë te San Giorgio Piana, një hap i rëndësishëm për një portier të moshës së tij. Vetë ai është shprehur i vlerësuar dhe i motivuar për sfidën e re, duke deklaruar se ëndrra e tij është fanela kuqezi.

 

 

klajdi muça portieri i tirana u-21 giorgio piana

Lini një Përgjigje