
Indrit Tuci është rikthyer në fushë si titullar për Kajserisporin, ndërsa po luhet ndeshja e vlefshme për Kupën e Turqisë. Tuci zhbllokoi takimin në minutën e 3.
Sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Sparta e Pragës te Kajserispori. Te klubi turk e ka golin e dytë, pas atij që kishte shënuar në kampionat.
25-vjeçari kaloi disa vështirësi në Çeki, pasi kaloi dëmtimin e rëndë. Tuci preferohej më tepër tek ekipi B, ndërsa transferimi në Turqi u krye për të patur më tepër hapësira.
Lini një Përgjigje