TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2025, 18:44

Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Mançester Junajtid, babai i futbollistit të “Djajve të Kuq” i jep fund jetës

Shkruar nga Pamfleti

Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Mançester

Lajmi tragjik i vdekjes së babait të Ris Benet, një lojtari i akademisë së Mançester Junajtid, ka prekur thellë komunitetin e futbollit dhe familjen.

Mbrojtësi 21-vjeçar ndau hidhërimin e tij për vetëvrasjen e të atit, duke u shprehur se është i shkatërruar pas kësaj humbjeje të madhe...

Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Mançester

Babi, nuk e mendova kurrë se do të më duhej ta shkruaja kaq herët. Jam i thyer, i shkatërruar, nuk dua ta besoj, por është e vërtetë. Nga drejtimi i makinës për të më çuar në stërvitje, deri te çdo ndeshje ku më shikoje të përmbushja ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist — të dua në këtë jetë dhe në tjetrën,” shkroi Benet në rrjetet sociale.

Ndërkaq, motra e Ris, Megan, ndau historinë e babait të saj për të rritur ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor, duke theksuar se si depresioni dhe alkooli kishin ndikuar në jetën e babait të saj. Ajo theksoi nevojën për të folur hapur për këto çështje në mënyrë që të tjerët të mos ndihen vetëm në vuajtjet e tyre.

ris benet mbrojtësi i akademisë së mançester junajtid

Lini një Përgjigje