TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2025, 16:51

6 ndeshje pa shënuar në Premier Ligë, reagon sulmuesi i kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

6 ndeshje pa shënuar në Premier Ligë, reagon sulmuesi i

Është gati e pamundur të besohet se sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku do të gjendej në një situatë të tillë pas nisjes spektakolare të sezonit me Rubin Kazanin në Rusi.

Janë 6 ndeshje që 27-vjeçari shqiptar nuk shënon në Premier Ligën ruse dhe Kupë. E pashpjegueshme se nga e ka “gjenezën” ky ngërç në gjetjen e golit, pasi Daku është në formë të shkëlqyer fizike.

Për t’i dalë “zot” vetes dhe t’i bëjë ballë kritikave, bomberi ka reaguar në rrjetet sociale: “Jo të gjithë do ta kuptojnë udhëtimin tënd dhe kjo është në rregull. Vazhdo gjithsesi, sepse qëllimi yt është më i madh se mendimet e tyre”.

6 ndeshje pa shënuar në Premier Ligë, reagon sulmuesi i

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje