
Bylisi i jep fund ecurisë negative në Abissnet Superiore. Pas 3 humbjeve radhazi, ballshiotët janë kthyer te fitorja. Vendasit mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrëne Vorës, duke i shkaktuar këtyre të fundit disfatën e dytë radhazi.
Në minutën e 17, Bylisi mbeti me 10 lojtarë. Kapiteni Abazaj la ekipin me 10 lojtarë pas faullit të shkaktuar ndaj Karricës.
Skudra e drejtuar nga Mirel Josa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22 me Ualison. Me fitoren miniamle të Bylisit u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.
Në minutën e 57, Vora barazoi shifrat me Karricën. Gjyqtari anësor e konsideroi fillimisht pozicion jashtë loje, por VAR korrigjoi vendimin.
Në minutën e 77, ekipi i Mirek Josës gejti edhe golin që i dha 3 pikët e arta. Ruçi u detyrua të shënonte autogol, pas goditjes së Sanogos që nga jashtë zone tronditi traversën.
Me këtë fitore, Bylisi ngjitet në vendin e 7 me 9 pikë, ndërsa Vora mban vendin e 6 me 10 pikë.
Lini një Përgjigje