
Dyshimet e ngritura për gjininë e saj kanë prekur shumë volejbollisten e Dinamos Najara Ferreira, e cila prej dy javësh është e pezulluar nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Për “Report TV”, trajneri i Dinamos Orlando Koja, thotë se 32-vjeçarja po e përjeton shumë këtë që ka ndodhur, pasi ndjehet e diskriminuar. Madje e ka të pamundur të shkojë edhe në stërvitje.
“Situata është shumë e rëndë dhe kjo aktualisht s’ka ardhur në stërvitje. Dy ndeshje të rëndësishme të kampionatit u dëmtuan se i bëmë pa Najaran. Që kur ndodhi kjo ngjarje, kjo s’e sheh të arsyeshme, s’është e qetë për stërvitje. Është pak e shkëputur nga vajzat. Klubi dhe ne jemi munduar t’i qendrojmë pranë,”-u shpreh fillimisht trajneri Orlando Koja.
Volejbollistja 32-vjeçare jeton e vetme në Tiranë në një ambient të ofruar nga klubi, ndërsa aktualisht po përgatit dosjen për të hedhur në gjyq ata që dyshuan dhe ngritën këtë çështje. Ndër të tjera trajneri Koja uron që çështja të mbyllet sa më shpejt.
“U kërkua një test, që vajza fillimisht e refuzoi se e ndjeu fyese. Por më pas në bashkëpunim me klubin, bëmë një test që së shpejti pritet të dalë edhe rezultati,”-tha më pas Koja.
Pezullimi i volejbollistes nga aktiviteti shihet si një akt paragjykues dhe diskriminues jo vetëm nga klubi i Dinamos, por nga vetë sportistja dhe shumica dërrmuese e opinionit.
Në lidhje me këtë situatë ka pasur reagime të ndryshme, teksa Klubi i Volejbollit Dinamo është dërguar drejt Disiplinës. Sipas një njoftimi nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), disa drejtues të 'Bluve' do 'hetohen' për deklaratat në medie apo kanalet e komunikimit. FSHV thotë se është duke e trajtuar rastin sipas të gjitha specifikimeve statutore dhe në bashkëpunim të ngushtë me KOKSH dhe organizmat ndërkombëtare.
"Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me znj. N.F. dhe dëshiron të informojë opinionin publik, si dhe të gjithë të interesuarit, se FSHV disponon të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën përkatëse me ekipin Dinamo Volley, ndërkohë që është në pritje të përmbushjes së detyrimeve përkatëse ndaj komunitetit të volejbollit, në lidhje me zgjidhjen e këtij rasti.
Federata garanton se do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi, por njëkohësisht shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara.
FSHV ka zbatuar me rreptësi të gjitha procedurat ligjore dhe statutore, në bashkëpunim të ngushtë me KOKSH dhe partnerët e saj ndërkombëtarë — FIVB dhe CEV.
Bordi Drejtues i FSHV-së ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley, në media dhe rrjete sociale. Federata u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vetëpërmbahen nga deklarata të pavërteta, dezinformuese apo dashakeqe, të cilat dëmtojnë partneritetin dhe bashkëpunimin institucional midis palëve.
Federata Shqiptare e Volejbollit rikujton se është organi përgjegjës për mbarëvajtjen, zhvillimin dhe organizimin e volejbollit në Shqipëri, dhe siguron të gjithë aktorët e përfshirë se do të vazhdojë të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet statutore dhe ligjore", shkruan Federata në reagim.
FSHV noton ne batak. Presidenti Erlind Pellumbi eshte zgjedhur ne Janar te 2025 duke marre mandatin e trete te cilin nuk ja lejonte Statuti i FSHV.Ai eshte zgjedhur per mandatin e pare si President i FSHV ne 2015, ne 2020 u zhodh per mandatin e dyte dhe per te marre edhe mandatin e trete qe nuk ja lejonte statuti ne vjeshte 2024 coi veten ne gjykaten e Tiranes ku kerkoi qe me Vendim gjykata te mos i njiheshin dy mandatet e para,dhe, nje bastard gjykates ne Gjykaten e Tiranes nxorri vendimin qe nuk i njihen dy mandatet e para dhe ia quante kete qe mori ne Janar 2025 si mandatin e pare. Ne vazhdim, Erlind Pellumbi therret ne shtator asamblene tjeter ne Pogradec ku votojne vetme 8 klube nga 27 te tille per ndryshimin e Statutit ne te cilin vendi i presidentit behet i perjetshem. Bijte e Partise se Punes. Edhe dicka, ne Statut nuk ka asnje nen ne baze te te cilit FSHV te pezulloje kete volejbolliste dhe as ne legjislacionin Shqiptar. E gjithe lufta behet per interesa te prishura nga bijte e partise.Ptu.