
Egnatia ka marrë sot një fitore historike përballë Teutës, pasi për herë të parë ia ka dalë të mposhtë durrsakët në Rrogozhinë në Superiore.
Për ta bërë këtë i është dashur një gol i shënuar nga sulmuesi arbëresh, Alesandro Albaneze në minutën e 43, pas një gjuajtje mjeshtërore që nuk i la mundësi të reagonte portierit Selmani. Ky gol i dha tre pikët rrogozhinasve, duke i shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni në kampionat Teutës.
Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Teuta të tretin me 14 pikë.
Lini një Përgjigje