
Mesfushori i Ranxhërs, Nedim Bajrami u rikthye te goli me fanelën e skuadrës skoceze. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ndaj Dandi, mesfushori i kombëtares bëri komentin e tij.
“Unë kam shumë histori dhe eksperiencë në goditjet e penalltive, prandaj e mora përsipër dhe arrita ta shënoj, kam vetëbesimin e duhur në këtë pjesë. E shkuara është e shkuar, nuk dua që t’i kthehem prapa dhe ta diskutoj këtë histori.
Kisha shumë kohë jashtë ekipit, fola me trajnerin e ri kur erdhi pastaj ika te Shqipëria, luajta kundër Anglisë dhe besoj se luajta mirë. Më pas erdha këtu dhe kapa shansin tim”, tha Bajrami.
Lini një Përgjigje