TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 18:38

Flamurtari “mbret” në Rrogozhinë, vlonjatët zbresin Egnatian nga kreu; Vllaznia nuk merr më shumë se një pikë ndaj Vorës

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari “mbret” në Rrogozhinë, vlonjatët zbresin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 14 të Abissnet Superiore. Surpriza e madhe erdhi nga Rrogozhina, aty ku kampionia në fuqi, Egnatia është mundur 0-1 nga Flamurtari.

Vlonjatët gjetën golin me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 35, ku sulmuesi venezuelian, Heiderber Ramirez, u shkëput bukur dhe pas asistit perfekt të Valentino Murataj, dërgoi topin në portën e Dajsinanit.

Në minutat në vijim, vendasit u përpoqën të barazonin shifrat, por vlonjatët ia dolën të ruanin avantazhin që në vërshëllimën e fundit. Pas kësaj fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tretë me 25 pikë.

Duke qenë se të dyja ekipet kishin rënë dakord, ndeshja mes Vorës dhe Vllaznisë u luajt në “Loro Boriçi”. Megjithatë, Vllaznia nuk arriti të përfitonte dot nga avantazhi i fushës dhe nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj kryeqytetasve.

Një lojë e vakët nga të dy ekipet, në pjesën e dytë të dy ekipet patën dy raste që pretendonin penallti, por për arbitrin kryesor të takimit ishte gjithçka në rregull. Shifrat përfundimtare, 0-0. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, Vora në vendin e shtatë me 16 pikë.

flamurtari egnatia vora vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje