TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 16:47

Finalja e Botërorit për ‘elitën’/ Biletat shkojnë deri 33 mijë dollarë, tifozët anglezë rebelohen ndaj FIFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Finalja e Botërorit për ‘elitën’/ Biletat

Biletat për Kupën e Botës 2026 pritet të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohërave, pasi FIFA ka prezantuar një model të ri rishitjeje që përfshin një komision total prej 30% për çdo transaksion. Ky ndryshim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët anglezë, të cilët tashmë po përballen me çmime marramendëse për ndeshjet e fazës së grupeve.

Çmimet për ndeshjet e Anglisë kanë arritur deri në 1 mijë paund, ndërsa në faqet e dyta të rishitjes një biletë për finalen e New Jersey-it për vitin e ardhshëm shitet për afro 33 mijë paund. Tifozët thonë se ky është një çmim i papërballueshëm për ndjekjen e ekipit të tyre kombëtar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas modelit të ri të FIFA-s, çdo blerës dhe shitës paguan nga një komision prej 15% në tregun e rivendosjes, duke rritur ndjeshëm koston e biletave që zakonisht ndryshojnë disa herë pronar.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/te-premten-syte-nga-washingtoni-ndryshimet-rrenjesore-te-boterorit-2026-qe-i310360

Klubi i Tifozëve të Anglisë, që numëron 27.000 anëtarë, do të marrë vetëm 8% të biletave për ndeshjet e Botërorit, rreth 3.600 në disa stadiume. Biletat e përballueshme për fazën e grupeve do të kushtojnë nga 85 paund deri në 125 paund, por numri i tyre është shumë i vogël.

Reagimet e tifozëve kanë qenë të ashpra. Riçard Uillson, tifoz i Çelsit, deklaroi: “Nuk ka asnjë mënyrë që tifozët e zakonshëm të paguajnë kaq shumë për të ndjekur Anglinë. Të gjithë e dimë çfarë përfaqëson FIFA.”

Nga ana e saj, FIFA e drejtuar nga Xhani Infantino mbron modelin e ri, duke thënë se çmimet dinamike janë praktika të zakonshme në SHBA për ngjarje me kërkesë të lartë. FIFA premton se faza e ardhshme e shitjes, që nis më 11 dhjetor, do të përfshijë oferta speciale me çmime fikse.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/nga-trump-e-infantino-tek-emrat-qe-luajne-per-here-te-pare-dhe-biletat-der-i310559

biletat në kupën e botës tifozët anglezë fifa

Lini një Përgjigje