TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 20:07

“Gjithmonë kishte një fitues të ndryshëm”, ish-mesfushori italian tregon si argëtohej me Taren te Lacio: Vinim baste nga 50 euro

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithmonë kishte një fitues të ndryshëm”,

Kristian Manfredini, ish-mesfushori i njohur italian, ka zbuluar gjatë një interviste të dhënë për “Gazzeta Dello Sport” se në periudhën kur ishte pjesë e Lacios, argëtohej bashkë me Igli Taren dhe Simone Inzagin duke vënë baste për gjëra të ndryshme.

Të tre kanë qenë shokë skuadre tek ekipi bardhekaltër në fillimin e viteve 2000, para se Tare të kalonte më pas në rolin e drejtorit sportiv, duke lënë fushën e lojës. Ai është ngacmuar gjatë intervistës pikërisht për këto baste që ishin bërë të famshme në klubin bardhekaltër.

“Çdo herë kishte në fitues të ndryshëm. Ne vinim bast 50 euro se kush arrinte të pinte tre litra ujë apo çaj të ftohtë në dy minuta. Argëtoheshim shumë, nuk ia keni idenë sa të qeshura”, ka shpjeguar Manfredini këtë lidhje që kishte krijuar në klubin e Lacios me Taren dhe Inzagin.

kristian manfredini ish-mesfushori italian igli tare

Lini një Përgjigje