
Vedat Muriqi është rikthyer te goli, në fitoren që Majorka arriti përballë Valencias me rezultatin minimal 1-0. Shqiptari i Kosovës ka tundur rrjetën në minutën e 64, duke kaluar në avantazh skuadrën e "Piratëve", në duelin e vlefshëm për javën e 36 të La Ligës.
Ky është goli i 14 në kampionat për Muriqin, që është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Pas asitit të Li Kang In nga e majta, Muriqi goditi saktë me kokë, duke shënuar në portën e gjeorgjianit Mamardashvilli.
Më parë, lojtari ka luajtur në Turqi për skuadra të ndryshme si Rizerspor dhe Fenerbahçe, ndërsa ka kontribuar edhe për Lacion.
Lini një Përgjigje