TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 19:50

Gjeti rrugën e rrjetës pas 2 minutash lojë, Mirlind Daku ofendon rëndë VAR-in pasi i anuloi golin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjeti rrugën e rrjetës pas 2 minutash lojë, Mirlind Daku ofendon

Dy minuta i mjaftuan Mirlind Dakut për të gjetur rrugën e rrjetës me Rubin Kazan. Këta të fundit po luajnë kundër Khimki ndeshjen e vlefshme për javën e 3 të Premier Leagues Ruse.


Por, goli i Dakut u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht se bëri një vrapim galopant, madje dribloi dhe portierin, ky gol mjaft i bukur i sulmuesit të Kombëtares shqiptare u anulua pas rishikimit në VAR.


Megjithatë, bomberi nga Gjilani u bë protagonist pas anulimit të golit. Kamera e fiksoi Dakun në momentin që ky i fundit shau nga zemërimi i vendimit të VAR. “Phytt në p*dh ti q*fsha”, dëgjohet të thotë sulmuesi kuqezi.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje