TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 18:48

Boksierja algjeriane fiton 5-0 dhe siguron medaljen në Olimpiadën e Parisit, trajeri: E kanë bullizuar

Shkruar nga Pamfleti

Boksierja algjeriane fiton 5-0 dhe siguron medaljen në Olimpiadën e

Boksierja algjeriane, Imane Khelif, e cila ka përfunduar në qendër të polemikave për shkak të faktit se nuk ka kaluar testin e përshtatshmërisë gjinore në Botërorin e një viti më parë, ka siguruar një medalje në Lojërat Olimpikë, pasi mundi në çerekfinale hungarezen Luka Hamori.

Khelif kishte përfunduar në qendër të polemikave, pasi në raundin e mëparshëm një boksiere italiane ishte tërhequr nga gara pas 46sekondash kundër saj. Hamori, e cila kishte ndezur sfidën duke postuar një foto të saj duke u ndeshur me djallin, nuk kishte përgjigje për kundërshtaren, e cila dominoi gjithë ndeshjen dhe fitoi me unanimitet 5-0.

Kjo fitore e çoi atë në gjysmëfinale të turneut dhe i garantoi të paktën medaljen e bronztë, pasi në boks u jepet medalje të dy humbësve të gjysmëfinaleve. Khelif ishte dukshëm e emocionuar pasi doli nga ringu duke qarë, ndërsa trajneri i saj ulërinte para përfaqësuesve të mediave “e kanë bullizuar”, ndërsa dilte jashtë sallës.

imane khelif boksierja algjeriane lojërat olimpike

Lini një Përgjigje