TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2025, 17:07

Gjermania publikon listën për Europianin U-21, trajneri grumbullon edhe 2 talentet shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania publikon listën për Europianin U-21, trajneri grumbullon

Gjermania U-21 bëri të ditur listën e parë me 26 emra, të gatshëm për Europianin U-21. Pjesë e saj janë edhe dy talente nga Shqipëria, pikërisht Nelson Veiper dhe Brajan Gruda.

Lista me 26 lojtarë do të shkurtohet në 23, numër që përkon me futbollistët e lejuar për listën përfundimtare. Europiani U-21 do të marrë jetë në Sllovaki përgjatë muajit qershor.

Më 4 qershor ndërkohë do të dorëzohet lista zyrtare me 23 lojtarë. Ftesat e Grudës dhe Veiper ishin të pritshme, për shkak të performancave të tyre respektivisht me Brajtonin dhe Mainzin.

Të dy lojtarët e moshës 20 vjeç preferohen nga trajneri Antonio Di Salvo. Gruda mund të luajë në mesfushë dhe sulm, ndërsa Veiper llogaritet për qendrën e sulmit.

gjermania u-21 brajan gruda nelson veiper

Lini një Përgjigje