
Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit italian, Lacio nuk dihet ende se në cilin kompeticion europian do të luajë sezonin e ardhshëm. Ekipi kryeqytetas është në garë për zonën Champions, Europa Ligë dhe Konferencë Ligë.
Në prag të ndeshjes së fundit kundër Leçes, gazetat italiane kanë vënë në diskutim të ardhmen e mbrojtësve anësorë të kryeqytetasve, ku bën pjesë dhe Elseid Hysaj.
Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Laxari janë të vetmit që nuk do të largohen. Përsa i përket Nuno Tavaresit, portugezi do të rikthehet tek Arsenali në përfunim të sezonit.
Fiorentina ka shfaqur interes për Adam Marusiç, i cili mund të largohet drejt Toskanës. Gjithashtu dhe Luka Pelegrini ka gjasa të largohet nga Lacio.
Lini një Përgjigje