TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2025, 15:39

Silvinjo me “dhimbje koke” para sfidës me Serbinë; risi, forma e dobët e Bajramit dhe dilema për sulmin

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo me “dhimbje koke” para sfidës me Serbinë; risi,

Shqipëria do të luajë 2 ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin qershor. Kuqezinjtë do të presin fillimisht Serbinë më 7 qershor dhe 3 ditë më pas do të luajnë në transfertë ndaj Letonisë.

Duele të rëndësishme për ekipin tonë, të cilët janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Silvinjo siç dihet ka ndjekur nga afër thuajse çdo futbollistë, por sërish dilemat ekzistojnë për listën.

Pritet që të grumbullohen 26 lojtarë, ndërsa dilema më e madhe është në repartin e sulmit. Braziliani duhet të zgjedhë mes Mirlind Dakut dhe Myrto Uzunit, teksa të sigurtë janë Armando Broja dhe Rei Manaj. Për krahët “dhimbje koke” i shkakton Nedim Bajrami, i cili nuk ka zhvilluar një sezon pozitiv me Renxhërsin.

Ndërkohë ftesë mund të marrin Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani, teksa priten të grumbullohen edhe Pajaziti, Medon Berisha dhe Julian Shehu. Në mesin e fushës do të jenë si gjithmonë Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Ylber Ramadani, ndërkohë në mbrojtje Balliu, Hysaj, Aliji, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Gjimshiti, Ajeti dhe Mihaj.

Në portë, Strakosha, Sherri dhe Simoni nuk pritet të ndryshojnë, ndërsa risi mund të jetë në këtë listë mesfushori i Egnatias, Serxhio Ujka. Gjithsesi Silvinjo pritet të bëjë publike listën me të grumbulluarit në fillim të kësaj jave, ku më pas do të mësojmë edhe të përzgjedhurit e tij.

kombëtarja shqiptare ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje