
Luka Modriç do të luajë në fundjavë ndeshjen e fundit në shtëpinë e Realit të Madridit. “Galaktikët” kanë zyrtarizuar vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me 39-vjeçarin.
Eksperienca e fundit me Realin do të jetë në Botërorin e Klubeve. Kështu nga muaji korrik, nëse Modriç nuk tërhiqet nga futbolli do të ketë mundësinë për një tjetër aventurë.
I bashkuar me Realin në vitin 2012, Modriç u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm. Plot 28 trofe të fituar, që e kthyen në legjendë.
Liga e Kampioneve dhe Botërori i Klubeve u fituan nga gjashtë herë. Triumfi në Superkupën e Europës erdhi pesë herë, katër La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe pesë Superkupa të Spanjës janë dëshmi e suksesit.
Suksesi më i madh individual gjatë kohës si lojtar i Realit ishte fitimi i “Topit të Artë”. Po ashtu lojtari më i mirë i FIFA-s dhe UEFA-s në vitin e paharrueshëm për të, 2018. Vendimi ishte disi i papritur, pasi vetë Modriç kërkonte të vazhdonte bashkëpunimin për të paktën edhe një sezon.
“Los Blancos” e bleu mesfushorin kroat në vitin 2012 nga Totenhemi për shifrën e 35 milionë eurove. Me fanelën e Realit të Madridit, Luka Modriç ka zhvilluar gjithsej 590 ndeshje.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje