
Gerard Pique dhe Clara Chia Marti thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh së bashku. Lajmi u zbulua ekskluzivisht në programin ‘Vamos a ver’. Gazetari Adriano Dorronsoro, bashkëpunëtor i Telecinco, raportoi se njerëz të afërt të çiftit e kanë informuar për ndarjen, e cila mund të lidhet me një tradhëti të mundshme, megjithëse ende nuk dihen detaje të qarta dhe as nuk është konfirmuar se kush do të ishte përgjegjës.
Marrëdhënia mes Pique dhe Chia u karakterizua nga intensiteti dhe polemika që në fillim.
Gazetari përmendi edhe një episod që nxiti thashethemet: rreth një muaj më parë, ish-futbollisti i Barcelonës u pa në një dyqan akulloresh në Miami i shoqëruar nga një grua flokëkuqe. Lajmi doli në dritë tri javë më parë kur disa imazhe nga En Casa con Telemundo, tregonin Pique në një pastiçeri me gruan në fjalë. Edhe pse nuk duken shumë të afërt, Pique shihet duke shijuar një akullore pranë të resë.
Një skenë që tashmë ka hapur debatin për një ndarje të mundshme, edhe pse nuk është konfirmuar se kjo është arsyeja. Më 31 mars, media spanjolle raportoi se Clara Chia u pa në aeroportin e Barcelonës nga Franca, pasi kishte bërë një udhëtim pune. Pa shoqërinë e Piques, Klara ishte e qetë dhe e buzëqeshur.

Lini një Përgjigje