
Aventura e Xhanluka Skamaças në Premier Ligë me skuadrën e Aston Vilës në sezonin e parë nuk shkoi ashtu siç e kishte parashikuar. Vetëm 16 ndeshje nga 38 sfida i aktivizuar dhe vetëm 3 gola për sulmuesin italian.
Dhe tani ai mund të kthehet në Itali dhe të jetë protagonist në Serinë A. Roma është ajo që ka karkuar shërbimet e tij, por Skamaça pëlqehet edhe nga klube të tjera, përfshirë Milanin dhe Juventusin nëse ikën Vlahoviç.
Por ndërkohë, ai ka realizuar tashmë një gol në zemrën e partneres së tij Flaminia, e cila ka postuar një foto romantike të të dyve: “Nëse nuk je ti, nuk është askush”.
Një dedikim shumë domethënës, që tregon se sa e dashuruar është ajo me bomberin italian. Çifti është duke shijuar pushimet në një ishull në Greqi, me futbollistin i pashqetësuar për të ardhmen, duke kaluar momente fantastike me partneren e tij.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje