TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Korrik 2023, 13:51

Dyshohet se i shiti drogën vrasëse nipit të ndjerë të De Niros, arrestohet 20-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se i shiti drogën vrasëse nipit të ndjerë të

Një 20-vjeçare e identifikuar me emrin Sophia Hallie Marks është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka shitur drogë të llojit fentanyl  nipit të aktorit Robert De Niro, Leandro Rodriguez, nga e cila dyshohet se ky i fundit ka humbur jetën.

Hallie Marks dyshohet se i ka shitur drogë Leandro para se ai të gjendej i vdekur në apartamentin e tij në Manhattan më 2 korrik. NYPD ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e 20-vjeçares, për të cilin New York Post raporton se u bë rreth orës 18:00 të së enjtes gjatë një operacioni të fshehtë nga policia, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas të njëjtave informacione, pranë trupit të Leandros u zbulua një lëndë e bardhë dhe mjete droge. Nëna e tij Drina De Niro, vajza e aktorit Robert, tha se djali i saj vdiq pasi iu shitën pilula fentanyl.

nipi i de niros droge

Lini një Përgjigje