TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Korrik 2023, 12:43

Luizi si politikan, këngëtari shpalos strategjinë që do ndiqte

Shkruar nga Pamfleti

Luizi si politikan, këngëtari shpalos strategjinë që do

A do të jetë ndonjëherë Luizi pjesë e ndonjë partie, apo do të luftonte për ndonjë pozicion në politikë? Kjo ishte pyetja më e madhe që të gjithë kishin pas daljes së tij nga “BBV2”.

“A do të jesh pjesë e politikës?”-kjo pyetje e ka shoqëruar që nga ajo kohë Ejllin dhe së fundmi, i ftuar në “Fiks Fare” ka dhënë versionin e tij se çfarë strategjie do të ndiqte po të bëhej pjesë.

“Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryjnë punë ata. Do merrja një pjesë të partisë së Berishës, se duhen, se nuk pranojnë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve, sido të jetë. Do merrja dhe një pjesë të PS, se kanë vila kudo dhe se ata fitojnë gjithmonë”, tha me batuta Luizi.

luizi politikan

Lini një Përgjigje