
Britney Spears pritet të publikojë librin “The Woman In Me”, këtë tetor, më saktë në 24 tetor, teksa pritet të tregojë aspektin, këndvështrimin dhe ndjesitë e jetës së saj, sidomos ato të periudhës 2008-2021, kur për 13 vite babai, Jamie Spears kontrollonte çdo detaj të jetës të së bijës, përfshirë edhe ngjyrën që do të kishte dollapi në kuzhinën e saj.
Shumë është thënë në lidhje me marrëdhënien e tyre, gjendjen mendore të artistes, gjyqin dhe marrëdhënien me fëmijët e saj, histori këto që pritet të sqarohen përfundimisht.
Në webiste-n zyrtar të Spears nuk ka shumë detaje, teksa thuhet se libri përshkohet nga një “sinqeritet dhe humor i jashtëzakonshëm”, megjithatë burimet pranë saj konfirmojë se do të ketë mjaft detaje dhe gjëra që fansat mezi kanë pritur t’i mësojnë.
Ndërkohë për shkrimin e librit biografik, artistja ka pasur edhe ndihmën e Sam Lansky për të përfunduar kujtimet e saj dhe për të pasur një punë sa më cilësore.
Lini një Përgjigje