TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Korrik 2023, 09:43

U dhunua nga bashkëshorti, Arbenita reagon për herë të parë pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua nga bashkëshorti, Arbenita reagon për herë të

Modelja e njohur Arbenita Ismajli është bërë aktive pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi me Feron. Ky i fundit ka përfunduar në burg, ku do kryejë 1 muaj paraburgim pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Një ditë pas ngjarjes, Arbenita ka shkruar në rrjetin social “Instagram”: U ktheva”.

Mesa duket ajo s’do të komentojë më shumë për ngjarjen që u bë kryefjalë që para dy ditësh.

Sipas mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluar në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur, duke e kërcënuar se do ta vrasë nëse i merr vajzën.

Ajo është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina.

arbenita reagim dhuna

Lini një Përgjigje