TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Korrik 2023, 18:06

I kërkohet të pozojë nudo nga revista “Playboy”, trajnerja mbështet mesfushoren e Bajernit: Nuk ka asgjë të keqe

Shkruar nga Pamfleti

I kërkohet të pozojë nudo nga revista “Playboy”,

Xhulia Guin është një nga futbollistet më seksi në skuadrën kombëtare të Gjermanisë e gjithashtu te skuadra e Bajernit të Mynihut. E konsideruar si mbretëresha e Instagramit, mesfushorja shpesh herë merr vëmendjen e mbështetësve të saj dhe në “Instagram” numëron plot 523 mijë ndjekës.

Së fundmi, 24-vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën “Playboy” dhe “Bild” zbulon se futbollistes i është kërkuar që të pozojë edhe disa foto nudo, por kjo kërkesë e revistës është refuzuar dhe fotot do të jenë vetëm provokuese, por jo të ekzagjeruara.

Ndërkohë, është pyetur edhe trajnerja e Gjermanisë, Martina Vos Teklenburg e cila shprehet se mbështet çdo vendim të futbollisteve të saj sepse është jeta e tyre, por ato duhet të marrin parasysh presionin që u krijohet.

Mendoj se ‘Playboy’ ka foto super estetike dhe do të lejoja çdo lojtare që të bënte çfarë ajo vetë të donte. Do ta lija të bënte zgjedhjen e vet por natyrisht do t’i tregoja avantazhet dhe disavantazhet që sjell. Nëse ju arrini t’i merrni parasysh dhe t’i përballoni pasojat, atëherë nuk ka asgjë të keqe”, u shpreh trajnerja 55-vjeçare.

xhulia guin mesfushorja e bajernit të mynihut

Lini një Përgjigje