TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Korrik 2023, 13:20

Kujdes shëndetin! Jennifer Aniston kundër dietave dhe stërvitjes intensive

Shkruar nga Pamfleti

Kujdes shëndetin! Jennifer Aniston kundër dietave dhe stërvitjes

Vitet kalojnë dhe Jennifer Aniston është po ajo vajza elegante bionde që kemi njohur në serialin “Friends”.

Trupi i saj është po aq në formë dhe i shëndetshëm sa dy dekada më parë, por për vetë aktoren nuk ka qenë një udhëtim pa mundim. Ajo ka ndjekur gjithmonë dieta strikte dhe stërvitje intensive. Por, me kalimin e kohës, këto regjime kanë ndikuar në mirëqenien e saj.

Jennifer Aniston është bërë frymëzim për shumë njerëz për përkushtimin ndaj stërvitjeve, që kanë në fokus jo vetëm forcën fizike, por edhe mirëqenien mendore. Në ushtrimet e saj, ajo përfshin kardio, ushtrime force, joga apo pilates.

Aniston ka treguar si sfidon vazhdimisht trupit e saj. Por, nga stërvitjet intensive, ajo ka treguar se ka pësuar lëndime.

Aktorja është shprehur se “nuk e quan një stërvitje të mirë nëse nuk bën 45 minuta kardio”, por duke u stërvitur për një kohë të gjatë “ndihej e këputur”.

Më herët, aktorja ka ndjekur një regjim të rreptë diete, që i ndryshoi tërësisht rutinën, teksa është shprehur se “u bë e varur nga aktiviteti fizik dhe dietat”.

Tashmë, ylli kinematografik na tregon se stërvitjet ekstreme nuk janë zgjidhja më e mirë. Ajo na vërteton se shëndeti vjen në radhë të parë. Ajo ka zbuluar programin që ndjek e udhëhequr nga një instruktor, pa e mbingarkuar veten dhe pa rrezikuar dëmtimin e trupit të saj.

“Të bësh stërvitjen tënde vetë, meh. Nëse keni muzikë të mirë, mund të argëtoheni, por mua më pëlqen të më udhëzojnë. Është shumë e lehtë për mua t’i bëj gjërat më pak saktë se sa duhet”.

jennifer aniston stervitje diete

Lini një Përgjigje