TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Korrik 2023, 12:11

Lufton me sëmundjen që kur lindi, bashkëshortja e Kledi Kadiut të birit: Një ditë do të të tregoj sa i fortë je

Shkruar nga Pamfleti

Lufton me sëmundjen që kur lindi, bashkëshortja e Kledi Kadiut

Bashkëshortja e balerinit shqiptar Kledi Kadiu, Charlotte Lazzari ka prekur me një mesazh drejtuar djalit të saj, i cili muajin e ardhshëm bën 2-vjeç.

Charlotte në ‘Instagram’ ka ndarë foton e djalit të saj dhe shkruan se një ditë do t’i tregojë atij se sa i fortë është, pas sfidës që ai ka që prej moshës së hershme, lidhur me sëmundjen.

“Gabriel një ditë do të të tregoj se sa i fortë je ti. Do të tregoj momentet që kemi qenë bashkë por edhe ato që nuk kam qenë fare. Do ta bëj sepse meriton të vërtetën absolute dhe të kujtoj se shpesh ngjitjet më të pjerrëta dhe më të vështira fshehin panorama që të lënë pa frymë. Ti je tashmë ajo pamje për mua sepse çdo ditë e kaluar me ty është një shfaqje që ia vlen të paguash për biletën”, shkruan Charlotte.

Kujtojmë se çifti i ka vendosur emrin djalit të tyre, “Samurai”, emrin e një luftëtari, pasi Gabrieli po përballet me probleme serioze me shëndetin që prej lindjes pasi prej ditës së 13-të lindjes ai pati temperaturë të lartë dhe komplikacione, një diagnozë mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Ka qenë vetë balerini i cili ka rrëfyer për sëmundjen e djalit të tij, përmes një postimi prekës kohë më parë ku shkruante “Fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë. Fëmija arriti të mbijetojë dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten. Gabriel u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave”.

Lufton me sëmundjen që kur lindi, bashkëshortja e Kledi Kadiut

kledi kadiu djali semundja

Lini një Përgjigje