TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Korrik 2023, 12:23

Jo me Hamilton, Shakira darkon me një tjetër sportist; fshihej nga gazetarët

Shkruar nga Pamfleti

Jo me Hamilton, Shakira darkon me një tjetër sportist; fshihej nga

Nuk po kuptojmë më se me kë është lidhur Shakira.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” darkoi së fundmi me lojtarin e Miami Heat, Jimmy Butler në Londër.

Shakira, e cila u tha se ishte në lidhje romantike me pilotin e Formula 1, Hamilton, u pa duke mbërritur në Novikov Restaurant & Bar pak pas orës 22:00, në të njëjtën kohë me Butlerin.

Edhe pse ata u përpoqën të fshiheshin ndërsa hynin në restorant është thënë se dyshja u larguan bashkë rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Truprojat e 33-vjeçarit të NBA All-Star madje e ndihmuan fituesen e “Grammy”-t, 46 vjeçe, të hipte në “makinën e saj nga një dalje e veçantë e restorantit”.

Në qershor, Shakira pa skuadrën e Butler të përballet me Denver Nuggets në finalet e NBA-së 2023.

Raportohet se ata filluan ta ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram pas ndeshjes.

Jo me Hamilton, Shakira darkon me një tjetër sportist; fshihej nga Jo me Hamilton, Shakira darkon me një tjetër sportist; fshihej nga

shakira jimmy butler

Lini një Përgjigje