TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Korrik 2023, 13:37

Zbulohet e vërteta, vajza e Elvis Presley vdiq si pasojë e operacioneve për humbje peshe

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet e vërteta, vajza e Elvis Presley vdiq si pasojë e

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, vdiq nga një çrregullim i zorrëve, ka thënë zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Angeles-it.

Çrregullimi ishte rezultat i operacioneve të bëra për humbje peshe të cilave ajo iu nënshtrua disa vite më parë.

Presley vdiq në moshën 54-vjeçare pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar.

Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.

Në kohën e vdekjes së Presley-t, zyrtarët lokalë thanë se ndihma e parë ishte dërguar në shtëpinë e saj në Calabasas, ku e gjetën atë në arrest kardiak.

elvis presley shkaku i vdekjes

Lini një Përgjigje