TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 17:10

Fotoja me shqiponjën dykrenare bën bujë në rrjet, Myrto Uzuni shfaqet bashkë me futbollistin shqiptar tek Austin

Shkruar nga Pamfleti

Fotoja me shqiponjën dykrenare bën bujë në rrjet, Myrto

Myrto Uzuni u largua nga Granada në merkaton e janarit për një aventurë të re në SHBA tek Austin. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi bën pjesë në ekip me një lojtar që ka origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Besard Saboviç që rezulton me pasaportë suedeze. Një fotografi e shkrepur nga klubi i Austin në stërvitjen e ekipit mes Uzunit dhe Saboviç ka bërë bujë të madhe.

Sulmuesi fierak dhe mesfushori 27-vjeçar janë fotografuar ku shihen qartë duke formuar shqiponjën dykrenare me duar. Ky mund të jetë një sinjal i qartë i Saboviç për të veshur fanelën kuqezi. 27-vjeçari me origjinë maqedonase ka zhvilluar 2 paraqitje me Suedinë e moshave U-21.

Fotoja me shqiponjën dykrenare bën bujë në rrjet, Myrto

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje