TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 07:23

Fitorja kundër Real Madrid, Edon Zhegrova shpallet lojtari ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja kundër Real Madrid, Edon Zhegrova shpallet lojtari ndeshjes (Video)
Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit në Champions League. 

Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Lille me rezultat 1-0. 

“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille. 

Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes. 

Ai fitoi penalltin që u kthye në gol nga Jonathan Davies në fundin e pjesës së parë. 

Në një ndeshje ku luanin Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, ky rezultat është një arritje e madhe për të.

edon zhegrova real madrid

Lini një Përgjigje